Themelohet departamenti i turizmit në kuadër të MTI-së

13:43 | 13 Korrik 2018
M. A.

Në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendimi për themelimin e Departamentit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Këtij lajmi i është gëzuare dhe Bajram Hasani, ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ky është postimi i ministrit Hasani:

Me propozimin tim sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës është marrë vendimi për themelimin e Departamentit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Zhvillimi i turizmit ka qenë i kufizuar për shkak të faktit se deri tani nuk ka pasur qasje gjithëpërfshirëse dhe nuk ka qenë sektor me prioritet për zhvillim ekonomik, derisa në 5-7 vitet e fundit turizmi në vendet fqinje është zhvilluar me mbështetje të madhe nga shteti dhe politikat e tij.

Kosova është vendi i fundit të cilit do t`i duhet të fus sistemin e njohur ndërkombëtarisht të qeverisjes së turizmit dhe mbështetjes së politikave në mënyrë që të përfitojë nga benefitet e zhvillimit të turizmit.

Kosova për nga resurset turistike ofron mundësi më të mëdha për zhvillimin e turizmit se sa disa nga vendet fqinje, por që qeveria duhet t’i ndërmerr disa masa për ta ngritur Kosovën si destinacion turistik.

Tani e tutje turizmin do ta konsiderojmë si sektor prioritar.

Urime!.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme