Google ADS

A përjetojnë atletët paralizë të gjumit dhe halucinacione?

11:46 | 13 Korrik 2018
Arbresh.info

Të dhënat nga një studim i kohëve të fundit, sugjerojnë se paraliza e gjumit dhe halucinacionet janë të përhapura te studentët e atletikës dhe janë të lidhura në mënyrë të pavarur me simptomat e depresionit.

Ky studim është i pari që shqyrton marrëdhëniet midis këtyre simptomave, të gjumit dhe shëndetit mendor te stundentët e atletikës, pavarësisht nga kohëzgjatja e pamjaftueshme e gjumit ose pagjumësia. Paraliza e gjumit u raportua nga 18% e mostrës dhe 7 % raportuan se kjo ndodh të paktën një herë në javë.

Halucinacionet Hipnagogjik/ hipnopompik (që janë përvoja të ëndërruara, që ndodhin derisa bie në gjumë ose zgjohesh) janë raportuar nga 24 % e mostrës dhe 11 % kanë raportuar se përjetojnë këto simptoma së paku një herë në javë. Krahasuar me ata që kurrë nuk përjetojnë paralizë gjumi ose halucinacione, ata që i përjetuan ato, raportuan rezultate më të larta të depresionit. “Këto simptoma shpesh mendohet të jenë relativisht të padëmshme dhe mjaft të rralla, por mund të jenë shumë shqetësuese për ata që i përjetojnë ato dhe mund të jenë çuditërisht të zakonshme në mesin e studentëve të atletikës”, tha autori Michael Grandner.

Gjithashtu ishte e habitshme, se shkalla në të cilën njerëzit raportuan se këto simptoma parashikonin ashpërsinë e simptomave të depresionit edhe pas kontrollit për gjumë të dobët dhe mungesës së gjumit, të cilat mund të kontribuojnë si në depresion ashtu edhe në këto simptoma të gjumit.

Të dhënat u mblodhën nga 189 atletë studentë, të cilët u pyetën se sa shpesh përjetonin simptoma të paralizës së gjumit dhe halucinacione. Pjesëmarrësit u pyetën gjithashtu për kohëzgjatjen e gjumit. Analizat e regresionit, shqyrtojnë rezultatin e depresionit dhe gjumit si parashikues në modelet e përshtatura për moshën dhe gjininë. Studentët e atletikës shpesh përpiqen të gjejnë kohë për të pushuar, për shkak të orarit të zënë.

Kohëzgjatja më e shkurtër e gjumit dhe cilësia e dobët e gjumit, kontribuojnë në gjumin e çrregulluar në shumë studentë atletë. Gjetjet paraprake të këtij studimi, sugjerojnë se këto simptoma mund të jenë shenja paralajmëruese të një problemi tjetër mjekësor. “Këto simptoma të gjumit zakonisht janë të padëmshme, por ato mund të jenë një shenjë e problemeve më serioze të gjumit”, tha autorja kryesore Serena Liu, një asistente e studimeve në programin e Gjumit dhe Shëndetit. Fakti që këto simptoma janë aq të zakonshme në mesin e studentëve atletë, sugjeron se ky është një grup me disa probleme të gjumit, që duhet të vlerësohen dhe trajtohen./revista psika

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme