Google ADS

Pacolli për BBC-në: I thashë Daçiqit, atë që po tenton të bësh është “absolutisht e çmendur”

11:18 | 13 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli konsideron se lufta për të tërhequr njohjet e Kosovës është “absolutisht e çmendur”

Numërimi i vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duket se është shndërruar  në një sport të ri ndëretnik të Ballkanit.

“De-facto dhe de-jure – 117 shtete”, thotë  ministri i Punëve të Jashtme  të Kosovës, Behgjet Pacolli  në një intervistë për BBC-në.

Ai konsideron se lufta për të tërhequr njohjet e Kosovës është “absolutisht e çmendur”.

Pacolli thotë poashtu për gjigantin mediatik britanik se një pjesë të ministrisë me të cilën udhëheq e ka drejtuar në rritjen e numrit të vendeve njohëse, transmeton Klan Kosova.

Kryedipomati kosovar ka komentuar edhe tentativat e homologut të tij serb, Ivica Daçiq për të bindur vendet afrikane dhe ato aziatike që të tërheqin njohjen e Kosovës, transmeton Arbresh.info.

“Unë i them Daçiqit kudo që e takoj – çfarë i nevojitet atij kjo?. Gjithmonë i them – unë po ndërtoj, ti po shkatërron. Njerëzit vetëm qeshin me ne- dhe aty bëhet fjalë edhe për reputacionin  e Serbisë.

Lista e vendeve për të cilat Beogradi pretendon se kanë tërhequr njohjen e Kosovës është rritur në muajt e fundit.

“Unë absolutisht nuk e di, është absolutisht  çmenduri”, thotë ai duke iu përgjigjur pyetjes  se kush ka nevojë për këtë betejë të dukshme për të ndryshuar numrat në semafor, kur në thelb nuk ndryshon asgjë – as qëndrimet e fuqive të mëdha, dhe as raportet para  në organizatat ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme