Qytetarë të shumtë janë mbledhur për të qenë të pranishëm në nisjen e ballonit ‘bebi Trump’ në Londër.
Kryebashkiaku i kryeqytetit britanik Sadiq Khan ka dhënë leje për lëshimin e kësaj balone që shihet si protestë ndaj presidentit amerikan për shkak të politikave të tij mbi emigrantët, shkruan portali arbresh.info.
Ndërkohë Donald Trump është pritur me protesta përgjatë Britanisë, në vizitën e tij të parë zyrtare si president i SHBA-ve.
Ai një ditë para vizitës në një intervistë për ‘The Sun’ ka kritikuar kryeministren Theresa May dhe planin e saj për ‘divorcin’ nga Bashkimi Evropian, ndërkohë ka lavdëruar ish Sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson.
Trump për të ka thënë se e ka atë çfarë duhet për të qenë kryeministër./Arbresh.info/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë