Google ADS

Ja arsyeja pse Rihanna u zu keqazi me të dashurin

10:04 | 13 Korrik 2018
Arbresh.info

Pasi dolën zërat që janë ndarë, Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder u fotografuan së bashku në Puerto Vallarta në Meksiko, teksa debatonin me njëri-tjetrin.

Nga fotot e shkrepura, rikthimi nuk dukej shumë i lumtur, por arsyeja përse ata po debatonin nuk është aq serioze. Ose të paktën neve na duket një “grindje” normale.

Pasi të gjitha mediat shkruajnë për këto foto ku Rihanna duket shumë e tensionuar me të dashurin, ylli i muzikës pop siç duket e ka një përgjigje zyrtare për shkakun e debatit.

Riri ka publikuar në Instagram foton e dy luanëve, ku njëri prej tyre po i “ulëret” tjetrit. Kjo foto sikur na kujton diçka apo jo?

Bashkangjitur kësaj fotoje, Riri shkruan “Kur ti mendon se di më shumë për futbollin. Botërori 2018”. Pra arsyeja përse Rihanna qenka zënë me miliarderin është futbolli.

https://instagram.com/p/BlGf9OiDaV-/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme