Zona e Gjirit të Lalëzit në Durrës vijon të jetë një epiqendër për tërmetet.
Sipas Institutit të Gjeoshekncave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në orët e para të mëngjesit të sotëm 6 tërmete të tjera kanë rënë në Shqipëri.
Katër prej tyre në zonën e Gjirit të Lalëzit, ku më i forti me magnitudë 2.6 ballë i shkallës rihter.
Po ashtu toka është lëkundur dy herë edhe në Fushë – Krujë.
Gjatë javës së fundit toka në Shqipëri është lëkundur nga tërmetet më shumë se 600 herë.
Ndërsa sipas sizmiologëve pas tërmetit 5.1 ballë që ra më datë 4 korrik, lëkundjet e lehta janë të pritshme dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik.
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...