Google ADS

Trump kritikon kryeministren britanike

09:02 | 13 Korrik 2018
Arbresh.info

Donald Trump ka thënë se Britania e Madhe nuk do të arrijë një marrëveshje tregtie me SHBA-të nëse plani i kryeministres për daljen nga BE-ja vazhdon.

Ai i tha ‘The Sun’ se plani i kryeministres do të ” vriste marrëveshjen”, pasi do të thoshte se SHBA do të merreshin me Bashkimin Evropian në vend të Britanisë së Madhe, transmeton portali arbresh.info.

Doëning Street ende nuk ka reaguar ndaj komenteve të Trumpit.

Theresa May po mundohej të shtronte rrugën për një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-të, në vizitën e parë të Trumpit në Britani.

Ajo tha se Brexit ishte një mundësi për të krijuar rritje dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Trump tha gjithashtu se ish-Sekretari i Jashtëm Boris Johnson do të bënte një “kryeministër të madh”, duke shtuar “Unë mendoj se ai ka atë që duhet”.

Në intervistën e tij, ai përsëriti kritikën e tij ndaj kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, lidhur me sulmet terroriste të vitit të kaluar në kryeqytet, duke thënë se ai kishte bërë “një punë të tmerrshme”.

Presidenti dhe gruaja e tij u pritën me qilim të kuq në Blenheim Palace të enjten në mbrëmje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme