Rexhep Selimi nga Vetëvendosje, ka thënë se partia nga vjen ai është e gatshme për të shkuar në zgjedhje dhe për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.
Ka thënë, se në fakt Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do që të shkohet në zgjedhje sepse nuk po bën veprime konkrete.
LDK-ja me 27 vota, po kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, vota për ta rrëzuar qeverinë. Por, Selimi nuk beson që as PSD-ja do ndikojë.
“LDK-ja së paku ka provuar se si rrëzohet një qeveri, ata e dinë si rrëzohet një qeveri. Rrëzimi i qeverisë bëhet me veprime konkrete jo me deklarata. VV është e gatshme të shkoj në zgjedhje sepse e sheh mënyrën e vetme, ndryshe ky vend do të shkojë poshtë”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.
Lëvizja Vetëvendosje, tha ai, nuk është ndarë përgjysmë. “VV është në parlamentin e Kosovës, ndonëse kanë ikur 13 deputetë, por megjithatë VV qëndron. Kemi 19 deputetë dhe jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje sepse ne përfaqësojmë qytetarët”, tha tutje.
Sipas tij, PSD-ja nuk janë të gatshëm për zgjedhje, sepse siç tha ai, kanë impakt me partitë në pushtet.
“Kjo shihet në mënyrën se s’i votojnë, mënyrën kur votojnë”, tha tutje Selimi. “PSD është determinuese se a do të ketë në Kosovë zgjedhje apo jo, e kjo për shkak të pozitës që janë mes opozitës dhe mazhorancës”, përfundoi ai./Koha.net/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...