Puna në ndërrimin e natës shkakton disa sëmundje vdekjeprurëse

22:53 | 12 Korrik 2018
A. B.

Një studim i ri ka zbuluar saktësisht pse ndërrimi i natës ngre rrezikun e trashjes, goditjes në tru dhe sëmundjet e zemrës.

Studiuesit thonë se duke punuar në kohën kur ndezen proceset kimike në metabolizmin e trupit tonë, të cilat ndjekin ritmet 24 orëshe dhe zhvendosin orët tona të brendshme.

Studimet e mëparshme sugjeruan se puna gjatë ditës është shumë më e lehtë dhe më produktive sesa puna gjatë natës, e cila poashtu shkakton çrregullime në organizmin e njeriut.

Megjithatë, ky studim, i kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit dhe Universiteti i Surrey, është i pari që tregon se disa orë punë gjatë natës janë jashtëzakonisht të dëmshme dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme.

Autori i parë i studimit, Dr.Debra Skene, një profesor i neuroendokrinologjisë në Univeristetin e Surrey, tha për Daily Mail se orët shtesë të punës janë përgjegjëse për çrregullimet e ndryshme shëndetësore në inde të ndryshme të trupit, përfshirë mëlçinë, pankreasin, traktin e tretjes e të tjera.

Për studimin, studiuesit kishin 14 pjesëmarrës, shtatë prej të cilëve bënë ndryshimin e orarit të tyre të punës. Gjatë analizimit të të dhënave mjekësore është vërejtur një ngritje e rrezikut për tu prekur nga sëmundjet e lartcekura tek ata të cilët punonin me orë të zgjatura gjatë natës.

“Edhe vetëm tre ditë zhvendosjeje të natës e kanë aftësinë për të shkaktuar çrregullime dhe përçarje në organizëm, pasi disa pjesë të trupit ‘thonë se është natë e disa të tjera thonë se është ditë’.

“Ne besojmë se studimi ynë i parë tregon për një ndërlidhje të orëve të gjata të punës gjatë natës dhe sëmundjeve kronike të veshkave”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme