Google ADS

Tahiri: Pres nga parlamenti ta votojë Projektligjin për Dhënien ne Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës

23:15 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit nga të gjitha partitë politike që nesër të votojnë në lexim të parë Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës.
Sipas Tahirit, me këtë ligj përcaktohen procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës si dhe procedurat e bartjes së pronave të paluajtshme të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi të komunës.

Postimi i plotë:

Me Projektligjin për Dhënien ne Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme te Komunës do të rregullohen dhe përcaktohen procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, si dhe procedurat e bartjes së pronave të paluajtshme të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi të komunës.

Me erdhi mirë që edhe shoqëria civile po e mbështet vendimim dhe miratimin e këtij Ligji.

Nesër pres nga Parlamenti që ta votojë Ligjin në lexim të parë. I ftojë deputetët e të gjitha partive parlamëntare ta votojnë Ligjin unanimisht.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme