Kryeministri Edi Rama ka publikuar një njoftim në rrjetin social që i adresohet qytetarëve shqiptarë.
Kreu i qeverisë shkruan se pas heqjes nga lista e dokumenteve të detyrueshme për qytetarin, nga kjo e enjte, një set tjetër dokumentash nuk do të nevojitet të jenë më shqetësim i shqiptarëve nëpër zyrat e shtetit.
“Qeveria ka vendosur që përveç dokumentave që janë hequr nga lista e burokracise, çdo dokument shtetëror për një praktikë administrative janë të detyruara ta marrin për ju zyrat ku drejtoheni për një shërbim.
Refuzoni çdo kërkesë për të çuar dokumenta shtetërore në zyrën ku kërkoni të merrni shërbimin. Për çdo rast rezistence nga ana e punonjësve të sporteleve, drejtohuni menjëherë në platformën shqiperiaqeduam.al”-shkruan Rama.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...