Sipas disa raporteve befasuese, ekziston një klauzolë që i lejon Juventusit të sjellë Paul Pogban nga Manchester United për 60 milionë euro, ndoshta edhe të shkëmbej atë me Alex Sandron.
Bazuar në ‘JuventusNews24’, këtu ekziston një marrëveshje në transferimin historik prej 105 milionë euro që i siguroi Pogbas kalimin në Old Trafford në verën e vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.
Ajo i dhuron “Zonjës së Vjetër” opsionin për të sjellë atë sërish në Torino për vetëm 60 milionë euro. Kjo shifër mund të kthehet edhe në shkëmb në rast se Manchester United rishfaq interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Alex Sandron.
Juventusi është i vendosur për të arritur një nivel të lartë në futbollin evropian dhe kjo gjë është vërtetuar me transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi për 100 milionë euro.
Nëse Pogba i bashkohet Cristiano Ronaldos, kjo do të bënte “Zonjën e Vjetër” automatikisht favorit për të fituar Ligën e Kampionëve.
Kjo nuk është e pamundur, veçanërisht nëse bazohemi te fakti që Pogba nuk ka një raport të mirë me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinhon./arbresh.info/
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...