Blerim Shala, këshilltar i presidentit Hashim Thaçit, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se ekipi negociator më Serbinë duhet të jetë gjithëpërfshirës.
Përveç spektrit politik, ai tha se duhet të ketë edhe shoqëri civile dhe ekspertë vendorë.
“Ne synojmë dhe presim që brenda javës duhet të ketë ekip”, nënvizoi ai.
Gatishmëria e Albin Kurtit për të udhëhequr një proces të tillë nuk mbështetet nga Shala.
Këshilltari i Thaçit tha se me parimet të cilat ka Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj nuk mund të ecë përpara procesi.
“Ne e dimë që Vetëvendosja dhe Albin Kurti i ka parimet e veta. Mund t’i respektoj parimet e tij po me ato parime nuk mund të ecë ky proces”, ka thënë ai.
Ai përmendi çështjen e të pagjeturve, e cila, sipas Shalës, duhet të përfundohet.
“Është një fazë keqkuptimesh”, tha ai duke ju referuar një kompromisi të mundshëm për amnisti të krimeve të luftës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...