87-vjeçari që ka një familje me 346 pasardhës të gjallë

21:51 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Një burrë në Ukrainë po aplikon për Rekordet Gines sepse pretendon që ka familjen më të madhe në botë.

Pavel Semenyuk gjithmonë ëndërronte për një familje të madhe dhe u emocionua kur gruaja e tij lindi 13 fëmijë. Dhe tani 87-vjeçari ka një familje me 346 anëtarë dhe më i vogli është dy javësh.

Familja Semenyuk jeton në fshatin Dobroslav në rajonin jugor ukrainas të Odessa Oblast. Paveli ka një total prej 127 nipër e mbesa, 203 stërnipër e mbesa dhe madje 3 stër-stër nipër e mbesa, diçka që nuk është e zakonshme.

“Është e gjitha një familje e madhe dhe e lumtur”, tha ai, duke përmendur vështirësinë për të mbajtur mend emrat e të gjithë pasardhëse të tij. “Unë njoh emrat e atyre që janë më të mëdhenj. Por shpesh nuk më kujtohen emrat e të rinjve.”

Sa herë që njëri prej tyre nis të krijojë një familje, të tjerët ndërtojnë një shtëpi të re në fshat për çiftin e sapomartuar. Për ta bërë këtë, nuk ka mungesë të duarve, pasi shumica e djemve dhe e nipërve Pavelit merren me ndërtim.

Image

© SYRI.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme