Kur do t’i nënshtrohet Cristiano Ronaldo testit mjekësor në Juventus?

19:01 | 12 Korrik 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo pritet të filloj një kapitull të ri të karrierës së tij.

Pasi marrëveshja 100 milionëshe u zyrtarizu nga të dy klubet, ‘Sky Sports’ ka zbuluar tani se kur do t’i nënshtrohet lojtari testit mjekësor, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë nëntë viteve në Bernabeu, superylli portugez ka shënuar 451 gola brenda 438 ndeshjeve duke u bërë gjithashtu golashënuesi më i mirë në histori të ‘Los Blancos’.

Ai ka fituar katër Topa të Artë te Real Madridi dhe ka fituar tri herë Këpucën e Artë, por synon t’i shtoj titujt e tij edhe me fanellën e famshme bardhë e zi në Torino.

Kur do t’i nënshtrohet Cristiano Ronaldo testit mjekësor në Juventus?

‘Sky Sports’ thotë se kapiteni i Portugalisë do t’i nënshtrohet testit mjekësor mëngjesin e së hënës dhe do të adresohet për herë të parë para mediave qysh pas transferimit të tij, transmeton portali arbresh.info.

Juventusi ka dominuar në Itali duke fituar shtatë tituj radhazi dhe duke fituar katër Kupa të Italisë, megjithatë, ata janë duke pritur për titullin në Ligë të Kampionëve që nga viti 1996.

Skuadra e Max Allegrit ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2015 dhe 2017, por kanë humbur në të dy rastet – ndaj Barcelonës dhe Real Madridit.

Ai shpreson që eksperienca e Ronaldos dhe mentaliteti i tij fitues në kompeticionin kryesor të Evropës do t’i ndihmoj “Zonjës së Vjetër” të ketë sukses sërish./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme