Agjenti i Susos takohet me Chelsean?

18:25 | 12 Korrik 2018
Arbresh Info

Agjenti i anësorit të Milanit, Susos, thuhet se është takuar me Chelsean këtë javë për të diskutuar transferimin e mundshëm të tij për 40 milionë euro.

Reprezentuesi i Spanjës dhe ish lojtari i Liverpooli tashmë është përfolur për transferim te Napoli derisa Maurizio Sarri ishte në detyrë, transmeton portali arbresh.info.

Tani, pasi Sarri të emërohet si trajner në Stamford Bridge si një zëvendësues i Antonio Contes, të qenurit shënjestër e tyre mund të ketë kuptim gjithashtu.

Bazuar në ‘Calcionews24’, agjenti Alessandro Lucci është takuar me Chelsean në Londër të martën.

Ai përfaqëson gjithashtu qendërmbrojtësin e Chelseat, Davide Zappacostan, por transferimi i Susos ka më shumë kuptim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme