Duhanpirësit rrezikohen nga rrahjet e çrregullta të zemrës

18:06 | 12 Korrik 2018
A. B.

Duhanpirësit rrezikojnë deri 45 për qind të vuajnë nga rrahjet e parregullta të zemrës, tregojnë studimet e reja.

Për çdo dhjetë cigare në ditë, rreziku nga vuajtja e rrahjeve të parregullta rritet deri në 14 për qind, thuhet në një studim të publikuar sot.

Autori i studimit Dagfinn Aune nga Kolegji Imperial në Londër tha se pirja e duhanit duhet të ndalet, ndërsa ata që dëshirojnë të pinë duhan për herë të parë, nuk duhet ta bëjnë këtë.

“Kemi gjetur se duhanpirësit janë më shumë të rrezikuar nga rrahjet e parregullta të zemrës, por rreziku reduktohet dukshëm nëse hiqet dorë nga pirja e duhanit”, tha ai.

Fibroza atriale ndikon deri në një në katër të rritur në Britaninë e Madhe dhe SHBA, dhe është përgjegjëse për deri 30 për qind të të gjitha sulmeve që kërcënojnë jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme