Pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, i rëndësishëm është edhe fakti se kampioni italian do të luaj ndaj Real Madridit gjatë turneut të tyre veror, por superylli i tyre nuk do të marrë pjesë në këtë ndeshje.
Dy skuadrat do të takohen në FedEx Field, shtëpia e Washington Redskins, më 5 gusht në kuadër të International Champions Cup, por Ronaldo nuk pritet të luaj, vetëm nëse ndodhë ndonjë ndryshim radikal në planet e tyre deri atëherë, transmeton portali arbresh.info.
Pasi luajti në fazën e 1/8-së në Kampionatin Botëror, kapiteni i Portugalisë nuk do të filloj stërvitjet para-sezonale deri në fund të muajit, kryesisht më 30 korrik.
Juventusi do të jetë në turneun në SHBA deri atëherë pasi ata do të luajnë me Bayern Munichun më 26 korrik, Benfican më 29 korrik dhe një skuadër të MLS-së më 2 gusht.
Pas 6 gushtit, ata do të përballen me kampionin evropian, por Ronaldo nuk pritet të jetë në gjendje të duhur për të marrë pjesë aty.
Pesë ditë besohet se nuk do të jenë të mjaftueshme për të që të jetë i gatshëm dhe Juventusi nuk do të rrezikoj./arbresh.info/
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...