Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pasi pranoi ftesën për anëtarësim në NATO hnga Sekretari Gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg tha se po realizohet një ëndërr e qytetarëve të Maqedonisë dhe e gjithë atyre që kanë bërë përpjekje që vendi të jetë pjesë e aleancës.
“Ne sot nuk fshehim se jemi krenar dhe falënderues për vendimin që të fillojnë bisedimet për anëtarësim të plotë në aleancë. Ky është vendim historik. Është pranim për punën tonë më shumë se dy dekadëshe. Maqedonia edhe deri tani ka marrë pjesë aktive në misionet e NATO-së. Të jeni të bindur se anëtarësimi në NATO edhe më tepër do ta konsolidoj demokracinë në rajon dhe sigurinë. Përpjekja për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe rezultate konkrete. Falënderoj Ciprasin dhe Borisovin që ndanë vizionin e përbashkët. Si shtet i ardhshëm 30 i aleancës ne jemi të gatshëm të japim kontribut pozitiv. Hapi i ardhshëm për ne është organizimi i referendumit. Maqedonia po shkon përpara”, tha Zaev, raporton SHENJA.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...