Hurmat e Arabisë mund të vrasin qelizat kancerogjene, sugjeron një studim i ri. Pas kryerjes së një testi në laborator, rezultoi që hurmat e Arabisë mund t’i programonin qelizat kancerogjene të mushkërisë, gjirit dhe prostatës që të kryejnë vetëvrasje. Studimi është publikuar tek revista Food & Function.
Sipas shkencëtarëve nga “Royal Society of Chemistry”, hurmat e kuqe të Arabisë mendohet se nxisin vdekjen e qelizave kancerogjene duke shkaktuar “stres të brendshëm” tek tumoret. Këto rezultate kishin të paktën testet e kryera në laborator, por nuk dihet nëse ky frut ndihmon për të parandaluar apo trajtuar sëmundjen edhe tek njerëzit.
Shkencëtarët mendojnë se ekstrakti i hurmave mund të përdoren në trajtimet e kancerit. Megjithatë ata shtojnë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar përse përbërësit e këtij fruti nxisin vdekjen e qelizave kancerogjene.
Hurmat e Arabisë përdoren në mjekësinë kineze për të trajtuar pagjumësinë, mungesën e oreksit dhe diarrenë.
Këto fruta kanë në përmbajtje të lartë vitaminë C dhe antioksidues. Një racion me vetëm 3 hurma përmban 54 kalori dhe 12 gramë sheqer. Ato përmbajnë gjithashtu 18 nga 24 aminoacidet që ndihmojnë me formimin e proteinave në trup.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...