Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes faqes së tij në Facebook ka uruar, qytetarët e Republikës së Maqedonisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.
“Kam kënaqësinë e veçantë që të uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO që paraqet arritje të madhe dhe jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e sigurt të vendit tonë”, është shprehur Ahmeti.
Ai ka shtuar se integrimi euroatlantik ka qenë udhërrëfyes i aktivitetit të tyre politik dhe shoqëror që nga fillet e veprimtarisë së tyre e deri më sot dhe përkushtimi, siç shton, konsistent drejt realizimit të këtij synimi, pa e humbur përqendrimin për asnjë çast, ka rezultuar me sukses të përbashkët.
“Integrimi i plotë i vendit tonë, por edhe i rajonit në NATO e bën lirinë tonë të plotë, mundëson siguri, stabilitet, paqe të qëndrueshme, marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore”, ka shtuar më tej lideri i BDI-së.
Ahmeti ka potencuar më tej se arritjet e këtij viti të cilat mundësojnë barazi dhe integrim Euroatlantik janë synim i të gjithë qytetarëve dhe partive politike në vend, prandaj ka shtuar ai, të gjithë ne bashkërisht duhet të punojmë për rrumbullakësim të suksesshëm të këtij procesi.
“Këto arritje janë rezultat i punës së përbashkët të qytetarëve tanë, partive politike, shoqërisë civile, botës akademike, mediave dhe miqve ndërkombëtarë. Kjo ëndërr e qytetarëve tanë që ka filluar të realizohet sot kërkon nga ne që të bashkohemi rreth Maqedonisë euroatlantike”, ka shkruar në postimin e tij lideri i BDI-së, Ahmeti.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?