Gjykata e Apelit ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, drejtorit të Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitar të Kosovës (QKUK), Rexhep Kasumaj, i dyshuar për marrje ryshfeti.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e bëri të ditur, zyrtari për informim në Gjykatën e Apelit, Arbër Jashari.Sipas tij, Gjykata e Apelit, vlerëson se edhe masa e arrestit shtëpiak, është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë, dhe rrezikun e përsëritjes se veprës penale.
Vendimi i Apelit vjen pasi që mbrojtja e të pandehurit Kasumaj, ishte ankuar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila një ditë më parë, Kasumajt i kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.Rexhep Kasumaj, ishte arrestuar më 6 korrik 2018, nga ana e Policisë së Kosovës, për shkak se dyshohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.
Siç kishte njoftuar Policia e Kosovës, më 6 korrik 2018, rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarrë disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi, mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale Marrje e Ryshfetit.
Tutje, në njoftimin e policisë thuhej se, si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policorë, është arrestuar në flagrancë i dyshuari Rexhep Kasumaj, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për t’i kryer shërbime mjekësore.Ndryshe, ditë më parë, Kasumaj ishte larguar përkohësisht nga puna me një vendim të zyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...