Qeveria: Ka nisur zgjidhja e statusit të zjarrfikësve

15:07 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas protestës së zjarrfikësve të Kosovës, duke thënë se me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, është ndërmarrë nisma për zgjidhjen e padefinuar të statusit të tyre.

Qeveria nëpërmjet një komunikate thotë se për herë të parë në Kosovë, e iniciuar me kërkesën personale të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndërmarrë nisma për zgjidhjen e padefinuar të statusit të tyre, përmes krijimit të koncept dokumentit, që më vonë do të bëhet edhe rregullore e punës dhe i cili do të përcaktojë qartë statusin e zjarrfikëseve në Kosovë.

“Kjo rregullore do të përfshijë edhe shumicën e kërkesave që zjarrfikësit kanë, përmes komisionit i cili po punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është e rëndësishme të njoftohet opinioni, por edhe zjarrfikësit, që një pjesë e kërkesave të tyre kanë të bëjnë me komunat, nga të cilat menaxhohen dhe vetëm përmes nismës tonë, konfuziteti se kujt i takojnë në menaxhim dhe në paga, do të sqarohet, përmes ligjit. Definimi i statusit të zjarrfikësve do të jetë zgjidhja e vetme dhe afatgjate për ta dhe këtë rrugë është duke e ndjekur Qeveria e Kosovës dhe për këtë janë njoftuar edhe drejtuesit e zjarrfikësve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme