Google ADS

Macron demanton Trumpin, nuk do të rriten shpenzimet për mbrojtje

13:50 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mohuar se shtetet anëtare të NATO-s janë pajtuar të rrisin shpenzimet ushtarake, transmeton portali arbresh.info.

Më herët presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ishin dakorduar që të rriten shpenzimet në mbrojtje.

Pas takimit, ai është shprehur se beson në NATO dhe se ishte momentalisht e panevojshme të shqyrtohej mundësia e largimit.

“Kemi bërë një përparim të hatashëm sot”, tha ai. “Ka qenë e mahnitshme të shohësh nivelin e frymës bashkëpunuese në atë dhomë”.

Trump ka kërkuar edhe më herët nga aleatët e Nato-s që të japin të paktën 4% të fitimet vjetore(GDP)./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme