Pse Donald Trump kërcënoi me largim nga NATO?!

13:27 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Gjatë takimit dy ditorë të 29 liderëve të NATO-së në Bruksel të gjithë sytë ishin tek Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Frika e liderëve të tjerë ishte se Donald Trump do të vepronte si në Samitin e G7 që u mbajt në Kanadë, përcjell arbresh.info.

Ankesat e tij të zhurmshme ishin për shkak se shumë vende anëtare të NATO-së ishin duke shpenzuar me pak se 2% i paraparë (i GDP-së) në mbrojtje, përderisa SHBA-të shpenzojnë afër 4% të GDP-së; shembull, Gjermania shpenzon vetëm 1.2%.

Në tabelën e poshtë-shënuar është paraqitur buxheti aktual i NATO-së dhe si do të ishtë ai në rast se SHBA-të do të largoheshin. Nga tabela shihet se SHBA-të kontribuojnë me 71.68% në buxhetin e NATO-se, ndërsa pjesa tjetër prej 28.32% përmbushet nga vendet tjera anëtare./Arbresh.info

 

Shpenzimet, $miliardë
SHBA 686
Britania e Madhe 55.2
Estoni 0.5
Poloni 10.3
Franca 45.9
Turqia 12.1
Kanadë 21.3
Gjermani 45.5
Danimarkë 3.8
Itali 23.4
Totali 957
Buxheti pa participimin e SHBA 271

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme