Haradinaj pas Samitit të Londrës: Sivjet bëhet liberalizimi i vizave

11:53 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një konference për media ka raportuar për takimet që ka pasur gjatë vizitës në Londër, në kuadër të Samitit të Londrës.

“Kemi pasur takime të rëndësishme. Në Samit kemi marrë pjesë në punimet e Samitit. Kosova i është mirënjohëse BE-së që i ka ndal në ndihmë. Pata takim bilateral edhe me kancelaren Angela Merkel, ishte i vetmi takim i saj bilateral me Kosovën, po ashtu pata takim edhe me kancelari Kurz”, ka thënë Haradinaj, raporton arbresh.info.

Kryeminsitri Haradinaj ka folur po ashtu edhe për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë i bindur se sivjet do të bëhet liberalizimi i vizave por sipas tij është çështje kohe./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme