Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar drejtorin e USAID-it James Hope i cili ka përfunduar mandatin e tij katërvjeçar në Kosovë, raporton arbresh.info.
Thaçi ka thënë se populli amerikan ka ndihmuar Kosovën në ditët më të vështira dhe ka ndihmuar në ndërtimin e institucioneve demokratik.
Mes tjerash presidenti ka përmendur edhe kontributin e USAID-it në kohën e pasluftës në vendin tonë.
“Sot me prezencën e ambasadorit Delawie jam i lumtur që kam këtu drejtorin e USAID-it, z. James Hope, i cili po e lë Kosovën pas një pune shumë të madhe dhe shumë të suksesshme në katër vjetët e fundit. Dëshiroj që në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës t’ia shpreh falënderimin e veçantë për kontributin që ka dhënë”, ka deklaruar presidenti Thaçi.
Për kontributin në zhvillimin e institucioneve, për kontributin në ekonomi, bujqësi e arsim, James Hope-it iu është ndarë medalja jubilare e pavarësisë.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...