Zjarrfikësit e Kosovës janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për pakënaqësitë e tyre.
Avni Hajdini, kryetar i BSPK-së ka thënë se zjarrfikësit janë ata që shpëtojnë jetën e njerëzve mirëpo qeveritarët nuk janë në gjendje që ta çmojnë punën e tyre, raporton arbresh.info.
“Sot po i jepni një mesazh qeverisë që jeni këtu për t’i kërkuar të drejtat e juaja që janë konform të drejtave ndërkombëtare. Kjo çështje është neglizhencë e qeverisë sepse deri me tani ende nuk e keni statusin e rregulluar. Puna e zjarrfikësit në vendin tonë nuk çmohet ndërsa në vendet tjetra puna e zjarrfikëseve është ndër punët më të larta”, ka thënë Hajdini.
Ai ka apeluar tek Qeveria që të dal para punëtorëve dhe të bisedojnë për këkresat e tyre./Arbresh.info
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...