Zjarrfikësit këmbëngulës, nuk largohen pa u ftuar në takim nga zyrtarët qeveritarë

10:22 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Muharrem Beka, kryetar i sindikatës së Zjarrfikësve ka thënë se kërkojnë që të realizohen kërkesat e tyre që janë të bazuara në ligje të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, raporton arbresh.info.

Sipas tij, pakënaqësitë e zjarrfikësve janë akumuluar me vite mirëpo këta të fundit kanë heshtur për shkak të interesit të qytetarëve.

“Mosgatishmëria institucionale që ky shërbim të jetë funksional ka sjellë deri në këtë moment dhe kjo pritje e gjatë është sinjali më i mirë që zjarrfikësit sot juanë shumë këmbëngulës në kërkesat e tyre. Ne jemi këmbëngulës dhe nuk do të largohemi derisa nuk na ftojnë në ndonjë  takim. Kërkesat tona janë që një dekadë. Pakënaqësitë tona janë akumuluar me vite mirëpo për hir të humani tetit kemi toleruar kaq shumë shkelje dhe tani zjarrfikësit nuk janë në gjendje të durojnë më”, ka thënë Beka.

Ai ka shtuar se nuk do të largohen pa i ftuar dikush nga Qeveria për të folur për problemet  e tyre.

Kërkesat e zjarrfikësve janë këto:

Të rregullohet statusi juridik

Të definohen kompetencat menaxhuese

Të shqyrtohet ligji i pagave, për pozitën dhe koeficientin e zjarrfikësve

Të sigurohet vijë buxhetore

Të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen rroba mbrojtëse , pajisje dhe mjete për punë

Të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe orët jashtë orarit të punës

Pagat e zjarrfikësve të nivelizohen me shërbimet tjera emergjente

Të bëhet gradimi sipas funksionit

Të sigurohet shujta e ngrohtë

Të ngritët koeficienti, të harmonizohen pagat në nivel të komunave

Të kompensohen kompensimet mjekësore për lëndime në punë./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1866329206765496/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme