18 Korriku pritet të jetë dita kur do të ketë një takim tjetër midis presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga zyra e Federica Mogherinit.
Në këtë takim pritet të diskutohen marrëveshjet që nuk po zbatohen dhe hapat tjerë drejt një marrëveshje përfundimtare.
“Përfaqësuesja e lartë për politikmë të jashtme, dhe nënkryetari i Komisionit Evropian do të takohen më 18 korrik me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta vazhduar dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thotë fillimisht njoftimi i publikuar në faqen zyrtare.
“Në këtë takim do të shqyrtohet progresi në marrëveshjet e arritura dhe do të planifikohen takimet e ardhshme, me synim që dy palët të vazhdojnë punën në ritëm të intesifikuar”, thuhet në komunikatë.
Thaçi e Vuçiq së fundi janë takuar shkurtimisht edhe në Samitin e Londrës ku kanë diskutuar për disa tema.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...