Me qëllimin që të rikonfirmojnë unitetin dhe solidaritetin mbi të cilën është krijuar dhe forcuar Aleanca e NATO-s, liderët e shteteve anëtare kanë nisur të mërkurën në Bruksel samitin e tyre dy-ditësh.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se uniteti dhe solidariteti e kanë bërë NATO-n aleancën më të fortë deri tash dhe kjo do të vazhdojë
“NATO-ja është para së gjithash vend ku Evropa dhe Amerika Veriore punojnë së bashku. T’i mbajmë të sigurt dhe mbrojmë njerëzit në botën e sotme gjithnjë e më pak të parashikueshme. Ne sot po forcojmë edhe më shumë mbrojtjen tonë kolektive dhe të parandalimit, dhe forcojmë përpjekjet për të projektuar stabilitet edhe përtej kufijve tanë, duke luftuar terrorizmin”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe “ndarjen e drejtë të barrës”. “Vetëm para disa vitesh ne ishin në fazën kur zvogëlohej buxheti për mbrojtje. Tash po shtohet kjo me miliarda. Të shpenzojmë më shumë dhe më mirë. Sot ne do të rikonfirmojmë përkushtimin për më shumë investime në mbrojtje dhe të ndajmë në mënyrë më të drejtë barrën”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale