Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot në Kinemanë Lumbardhi në Prizren, do të lansojnë projektin e financuar nga BE “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes mbrojtjes përfshirëse të trashëgimisë kulturore”.
Projekti ‘Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes mbrojtjes përfshirëse të trashëgimisë kulturore’ ka për qëllim të fuqizojë besimin ndërmjet komuniteteve dhe respektimin e identitetit dhe trashëgimisë kulturore.
Këtë e bën duke angazhuar të gjitha komunitetet në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur dhe të larmishme kulturore të Kosovës.
Duke punuar ngushtë me zyrtarë komunalë, qytetarë, organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetet fetare, ky projekt i financuar nga BE-ja ka në fokus rinovimin, zbukurimin dhe rehabilitimin e monumenteve të zgjedhura, si dhe ndërgjegjësimin lidhur me diversitetin kulturor dhe inkurajimin e qytetarëve për të mbrojtur dhe ruajtur trashëgiminë kulturore.
Gjithashtu, projekti ka një komponent të fuqishëm të angazhimit të të rinjve dhe grave, duke mbështetur fuqizimin ekonomik përmes pasqyrimit të trashëgimisë kulturore si mjet për fuqizim ekonomik.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e tolerancës ndërmjet komuniteteve dhe respektimin e identitetit dhe trashëgimisë kulturore.
Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese Speciale e BE-së, Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese Rezidente e UNDP-së, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përfaqësues të trupit diplomatik, partnerë ndërkombëtarë dhe lokalë, përfaqësues të OSHC-ve OJQ-ve, prijës fetarë dhe mysafirë të tjerë do të jenë të pranishëm në këtë ngjarje.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person