Google ADS

Arrestohet “tele-evangjelisti” i famshëm turk e 234 pasuesit e tij

00:47 | 12 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Një prezantues turk tejet i njohur në vend, Adnan Oktar ka përfunduar në prangat e policisë së Stambollit, ndërsa janë arrestuar edhe dhjetëra persona të lidhur me të. Oktar njihet si tele-evangjelist dhe akuzat ndaj tij dhe grupit kanë të bëjnë nga abuzimi seksual deri tek spiunazhi ushtarak.

Oktar u pyet për akuzat nga gazetarët teksa u dërgua në spitalin Haseki të Stambolli për kontrolle mjekësore pas ndalimit herët sot në mëngjes në shtëpinë e tij.

“Ky është një komplot nga shteti i thellë britanik”, u përgjigj ai pasi u shoqërua nga një makinë policore në spital.

Policia turke bastisi 120 banesa dhe zyra në fillim të 11 korrikut për të kapur Oktarin dhe 234 pasuesit e tij pas ankesave penale të parashtruara nga paditës të shumtë, moshat e të cilëve variojnë nga 11 deri në 40.

Sipas një deklarate nga Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit, Oktar “u kap, ndërsa ai u përpoq të ikte” nga policia.

Zëvendës i Oktarit, Tarkan Yavaş, u arratis gjatë bastisjes së policisë, sipas burimeve të sigurisë, të cilët theksuan se i dyshuari ishte i armatosur.

Rreth 79 të dyshuar në rast u arrestuan në mesditë më 11 korrik.

Sipas urdhrit të ndalimit, Oktar dhe pasuesit e tij akuzohen për formimin e një organizate kriminale, abuzimin seksual të fëmijëve, sulmet seksuale, rrëmbimin e fëmijëve, ngacmimin seksual, shantazhe, burgosjen e rreme, spiunazhin politik dhe ushtarak, mashtrimin duke shfrytëzuar ndjenjat fetare, pastrimin e parave , shkelja e privatësisë, falsifikimi i dokumenteve zyrtare, kundërshtimi ndaj ligjit anti-terrorit dhe dhjetëra akuza të tjera.

Oktar drejton programe në kanalin televiziv A9 në Turqi ku diskuton vlerat fetare e në jo pak raste këndon me vajza të reja shpesh të veshura vetëm me të brendshme, të cilat ai i quan “Kotele” dhe të rinj që i quan “luanët” e tij.

Oktar u bë i njohur për dhjetëra dokumentarë në vitin 2006, duke shkruar Atlasin e Krijimit nën emrin Harun Yahya, duke argumentuar se teoria e evolucionit të Darvinit është në rrënjën e terrorizmit global.

Ai ka shkruar më shumë se 300 libra, të përkthyera në 73 gjuhë, ndërsa shumë prej dokumentarëve të tij janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga degë të “Vëllazërisë Myslimane”./oranews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme