Gazetari serb Stefan Cvetkoviç që u dhunua brutalisht dhe që ishte pjesë e një grupi investigativ që po hetonte vrasjen e mistershme të liderit të serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç, ka lëshuar një deklaratë të fortë.
Cvetkoviç është shprehur se gjurmët për vrasjen e Ivanoviçit të çojnë në zyrën e Gjuriç. Sipas tij, vrasësit e liderit të serbëve të Kosovës kishin kontakte të ngushta me disa individë nga zyra për Kosovën në Beograd.
“Ivanoviç është ekzekutuar. Hetimi tregon për ekzistencën e dyshimeve se organizatorët e vrasjes së Ivanoviçit kishin kontakte të ngushta me individë nga zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë”,- tha Cvetkoviç, transmeton lajmi.net.
Në një konferencë për media gazetari serb bëri të ditur se ka qenë disa herë në Kosovë, ku ka pasur edhe kontakte me prokurorin special në Kosovë. Në konferencën për media gazetari doli me fashë në kokë, pasi dy netë më parë ai u sulmua brutalisht në një kafene.
Cvetkoviç theksoi se emri i personit që tentoi t’a vrasë vlen, por për të më e rëndësishme është të dijë se kush e dha urdhrin. Ai bëri me dije se u godit me një shufër metalike.
Nga fotografitë që qarkulluan në rrjetet sociale, shihej se Cvetkoviç kishte një të çarë në sy. Gazetari që po heton vrasjen e Ivanoviçit, u raportua si i zhdukur më 13 qershor.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...