Google ADS

Kinezi han 50 speca të djegës për 68 sekonda, fiton monedhë ari 24 karatë

22:59 | 11 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Një i ri kinez fitoi çmimin e parë në një konkurs në shijimin e specave djegës pasi hëngri 50 sish për vetëm 68 sekonda.

Festivali mbahet për të dytin vit në Parkun e Funit Ningsiyang, në krahinën qendrore të Kinës Hunan, i famshëm për kuzhinën e tij me erëza.

Fituesi Tang Shuhuihu mori një shpërblim – një monedhë ari prej 24 karatësh.Garuesit u ngarkuan për të ngrënë sa më shpejtë 50 paketime të specave sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa gara u monitorua nga mjekët.

Festivali i specave djegës do të vazhdojë deri në fund të gushtit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme