Kryeministri Zoran Zaev sot, pasi Maqedonia e mori ftesën që të fillojë bisedimet për hyrje në NATO, në ditën e parë të Samitit të Aleancës në Bruksel siguroi se shumica e qytetarëve të Maqedonisë do të votojnë “pro” në referedumin për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.
Duke marr pjesë në foltren e konferencës “NATO angazhimet: Dialoget në Samitin në Bruksel”, Zaev theksoi se nga sot Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg e shpalli vendimit, pasojnë obligimet që duhet të plotësohen nga të dyja anët.
“Ne u obliguam në referendum, sepse e ndryshojmë emrin kushtetues. Referendumi do të duhej të mbahet në fund të shtatorit, fillim të tetorit, pastaj vazhdojnë ndryshimet kushtetuese, që duhen 100 ditë sipas rregullores së Kuvendit, e më pastaj pason ratifikimi në Kuvendin e Greqisë. Procesi është shumë demokratik, normal dhe natyrisht se besoj që qytetarët tonë në përqindje të madhe do të jenë “pro””, deklaroi Kryeministri Zaev në konferencën ku morrën pjesë, Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, zv.Kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe koordinatori për NATO, Stevo Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mospajtimet e Kryetarit të OBRM-PDUKM-së do të menaxhohen përmes dialogut të hapur.
“Më vjen keq që Kryetari unë e humbi momentin që të jetë me ne, por pas votimit të qytetarëve tanë, politikanët patjetër e kanë të respektojnë vullnetin e tyre dhe t’i përmbushin kërkesat e tyre. Kryetari mund të vendosë të mos nënshkruajë Ligjin për ratifikim dhe kur u votua për herë të dytë në Kuvend, por pas referendumit të gjithë politikanët në vendin tonë do t’i nënshtrohen vullnetit të qytetarëve”, tha Zaev.
Qytetarët në Maqedoni dhe Greqi, tha ai, shumë kohë kanë jetuar ndaras për shkak të kësaj çështje politike, dhe tash me marrëveshjen vjen një kohë kur të dyja palët duhet t’i ndjenë përfitimet, jo vetëm anëtarësim në NATO dhe BE, por edhe mundësi më e madhe për bashkëpunim në ekonomi, investime, kulturë, arsim.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...