Kroacia 1:1 Anglia, ndeshja shkon në vazhdime

21:53 | 11 Korrik 2018
Arbresh Info

Takimi mes Kroacisë dhe Anglisë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) ka shkuar në vazhdime.

90 minuta lojë kanë përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1 në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Anglisë në stadiumin Luzhniki, shkruan portali arbresh.info.

“Tre Luanët” realizuan të parët qysh në fillim të ndeshjes duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Kieran Trippier në formë fantastike gjeti portën nga një distancë prej 25 metrave.

Skuadra nën udhëheqjen e Gareth Southgates arriti të mbajë këtë avantazh deri pas më shumë se një ore lojë.

Derisa po luhej minuta e 68′, Ivan Perisic në një kundërsulm shënoi për 1 me 1 pas asistimit nga Sime Vrsajko.

Kroatët kishin edhe disa mundësi të mira në vazhdim, por asgjë nuk ishte konkrete.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me Francën në finalen e Kampionatit Botëror./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme