Përkundër problemeve në tregun e telefonisë mobile, Sony do të vazhdojë të publikojë telefonat dhe modeli i ri mund të arrijë më shpejt se sa pritej.
Kompania japoneze njoftoi telefonin e mëparshëm premium në prill, dhe një i ri pret të vijë pas rreth një muaji.
Sony Xperia XZ3 është tashmë në zhvillim dhe mund të prezantohet në gusht, gjatë panairit IFA 2018.
Deri tani, janë të njohura pak detaje rreth telefonit, duke sugjeruar që Sony është gati të zbatojë disa nga trendet e paraqitura nga konkurrenca.
Xperia XZ3 do të ketë katër kamera, dy në anën e pasme dhe dy në pjesën e përparme.
Sony sapo ka realizuar dy kamera në pjesën e prapme të telefonit, por duket sikur kompania po planifikon të vazhdojë me këtë lloj dizajni në modelet e ardhshme.
Pjesa tjetër e specifikimeve të telefonit është ende një mister, megjithëse mund të supozohet se ata do të përdorin procesorin Qualcomm Snapdragon 845, 6GB RAM dhe të paktën 64GB hapësirë për ruajtje.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...