“Real Madridi është më i madh se Ronaldo”

19:42 | 11 Korrik 2018
Arbresh Info

Pas shitjes së Cristiano Ronaldos te Juventusi, presidenti i La Ligas – Javier Tebas pretendon se Real madridi është më i madh sesa ish ylli i tyre.

Ronaldo finalizoi transferimin tronditës në futbollin italian duke nënshkruar për 100 milionë euro me fituesin e Serie A – Juventusit, transmeton portali arbresh.info.

“Ne jemi duke punuar shumë andaj një lëvizje e tillë nuk është aq e rëndësishme”, shpjegoi ai për ‘Marca’

“Nëse më parë jam shqetësuar 9/10, tani shqetësohem vetëm 4/10. Nuk është njëjtë më dhe nme jemi punuar shumë që të mos varemi nga merkato e transferimeve”

“La Liga është më e madhe se çdo emër i lojtarëve, vetëm si Real Madrid ata janë më të mëdhenj se brendi Cristiano Ronaldo”

Ronaldo u largua nga Bernabeu pas nëntë viteve duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme