Zaev: Gëzohu Maqedoni, do të sjellim lajme edhe më të mira

19:09 | 11 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për vendimin e vendeve anëtare të NATO-s, që të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancë.

Ai thotë se vendet mike të Maqedonisë kanë dhënë mirënjohje për arritjet dhe përkushtimin e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot është ditë e madhe, ditë historike për Maqedoninë. Premtoj se do të sjellim lajme edhe më të mira në periudhën para neve, në interes të gjithë qytetarëve”, shkruan mes tjerash Zaev.

Përndryshe, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se në takimin e sotëm vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord që të fillojnë bisedimet me Maqedoninë për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme