Eshtrat janë materie organike ndërtohen prej indit eshtëror në hapësirat mes qelizave eshtërore.
Ruajtja e fortësisë së tyre është me rëndësi, pasi në moshë të shtyrë zakonisht vjen deri te dobësimi i tyre.
Këto janë ushqimet, të cilat ndikojnë në ruajtjen e kalciumit, mineral i rëndësishëm për eshtra të shëndetshëm.
Alkooli
Një gotë verë e kuqe është e mirë për shëndetin, por alkooli mund të jetë fajtori kryesor pse trupi juaj nuk merr kalcium sa duhet.
Marrja e tepërt e alkoolit ndikon në pankreas dhe pengon thithjen e kalciumit dhe vitaminës D, por gjithashtu rrit prodhimin e hormoneve të kortizolit që potencialisht janë shkatërruese për kockat.
Nëse keni një zakon të pirjes së duhanit me një pije, është koha të ndalet me këto zakone, pasi ju do të shkatërroni kockat tuaja.
Pijet e gazuara
Nuk është problemi te flluskat e pijeve të gazuara, por në sasinë e kafeinës dhe acidit fosforik të pranishëm në disa prej pijeve freskuese, të cilat nëse konsumohen në sasi të mëdha mund të ndërhyjnë në thithjen natyrore të kalciumit.
Kripa
Shqetësimi mbi konsumin e tepërt të sheqerit ka marrë hov, sa ndonjëherë harrojmë se sa kripë konsumohet përmes ushqimit. Kripa fshihet pothuajse kudo dhe ndikon në absorbimin e kalciumit nga ekuilibri i trupit.
Çdo herë që acidi bazë në organizëm destabilizohet, trupi ynë do të përpiqet të rivendosë sasinë e kalciumit dhe ne e dimë se kalcium ka më së shumti në eshtra. Rezultati është dobësimi dhe brishtësia e eshtrave.
Tepër proteina
Marrja e tepërt e ushqimeve me proteina të larta mund të prishin vlerën e pH në trup, gjë që ndikon në sasinë e kalciumit. Mos kaloni dozën ditore, e cila është rreth 45 gramë e proteinave kur janë femrat në pyetje.
Kafeinë
Nëse hani shëndetshëm dhe të ekuilibruar, nuk do të kompromentoheni me pirjen e kafes me miqtë tuaj, por kujdes nga akumulimi i kafeinës në organizëm që mund të jetë i rrezikshëm për kockat tuaja në një afat të gjatë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...