Mbrojtësi i Real Madridit, Achraf Hakimi i është bashkuar Borussia Dortmundit duke nënshkruar kontratë dy vjeçare në formë huazimi.
Reprezentuesi maroken është larguar nga kampioni evropian në një marrëveshje të ngjashme me sulmuesin James Rodriguez që iu bashkua Bayern Munichut verën e kaluar, por opsioni për blerje nuk është i përfshirë, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/realmadriden/status/1017033857424650244
Javën e kaluar, Madridi finalizoi transferimin prej 40 milionë euro të mbrojtësit të Real Sociedadit, Alvaro Odriozolan, i cili do të ofrojë garë direkte ndaj Dani Carvajalit sezonin e ardhshëm.
Hakimi është një mbrojtës i krahut të djathtë që mund të luaj në zemër të mbrojtjes gjithashtu dhe tashmë ka bërë 13 paraqitje për vendin e tij, përfshirë tri ndeshjet në kuadër të grupeve këtë verë në Kampionatin Botëror./arbresh.info/
https://twitter.com/BVB/status/1017038949485895681
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës