Google ADS

Infermierja japoneze helmoi 20 pacientë, për këtë arsye

15:53 | 11 Korrik 2018
Arbresh.info

Një infermiere në Japoni është arrestuar nën dyshimet e helmimit të mbi 20 pacientëve që të mos vdisnin në ndërrimin e saj.

Ayumi Kuboki, 31 vjeçe helmoi të moshuarit duke iu injektuar në infuzione antiseptik në spitalin Oguchi, rreth 20 milje nga Tokio, transmeton portali arbresh.info.

Kuboki u tha policisë që ua kishte shpejtuar vdekjen pacientëve që të vdisnin në ndërrimet e infermiereve të tjera që të mos ishte ajo që ua jepte lajmin familjarëve, raporton Asahi Shimbun.

Ayumi Kuboki

Infermieret në spitalin Oguchi pritet që t’ua japin lajmin e hidhur familjeve nëse pacientët vdesin sa janë në ndërrim.

“Do të ishte e mundimshme nëse përgjegjësia do të binte mbi mua”, raportohet t’u ketë thënë Kuboki hetuesve.

Policia nisi hetimin e tyre pasi një infermiere tjetër zbuloi flluska brenda qeskës së infuzionit të pacientit 88-vjeçar Nobuo Yamaki pasi ai vdiq në shtator 2016.

Flluskat janë një tregues se serumi është manipuluar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme