Google ADS

Zhytja e menjëhershme në det mund t’ju shkaktojë vdekjen

13:44 | 11 Korrik 2018
Arbresh.info

Zhytja e menjëhershme në ujë të ftohtë ndërsa jashtë mbretëron mot i nxehtë mund të jetë fatale për njeriun. Temperaturat gjatë kësaj periudhe janë shumë të larta dhe njerëzit gjejnë mënyra të ndryshme për t’u freskuar.

Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa zhytja në një liqen të ftohtë, në lumë apo freskim në thellësi të detit kur temperaturat arrijnë në 30 gradë celsius.

Mund të duket si mënyra e duhur për tu larguar nga nxehtësia, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vdekjeprurëse.

Tronditja nga uji i ftohtë është një gjë e zakonshme, por rrallë herë mund të sjellë edhe vdekjen.

“Shumica vdesin në minutën e parë të zhytjes. Nëse jeni me fat dhe i mbijetoni hipotermisë, ia keni dalë mbanë”, tha profesori Mike Tipton për Mirror.

Zhytja e menjëhershme në ujë të akullt mund të shkaktojë sulm vdekjeprurës në zemër. RNLI paralajmëron se temperatura mesatare në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar është 10 – 15 gradë celsius, e mjaftueshme për të sjellë goditjen e rëndë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme