Verratti në Barcelonë?

13:10 | 11 Korrik 2018
Arbresh.info

Paris Saint-Germain është i detyruar të shesë futbollistë që e lehtëson largimin e mesfushorit, Marco Verratti.

Mino Raiola planifikon udhëtimin në Barcelonë për të negociuar shitjen e klientit të tij, mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti te skuadra katalane.

Mediat italiane raportojnë se Verratti është sërish objektiv i Barcelonës, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Paris Saint-Germain është i detyruar të shesë futbollistë për të respektuar rregullat e Fair Playt Financiar.

Së bashku me Verrattin, objektiv i Barcelonës është përmendur edhe Adrien Rabiot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme