Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për mbikëqyrjen e duhur të burimeve në fshatrat Gradocë dhe Dollancë të Suharekës.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, Ministrja Reshitaj tha se qëllimi i këtij memorandumi është fuqizimi i eko-turizmit në Komunën e Suharekës.
” Këto iniciativa janë në përputhje me planin zhvillimor dhe politikat progresive të ndërmarra nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ndihmojnë në fuqizimin e turizmit malor. Këto investime do të rrisin kualitetin e jetës në përgjithësi dhe posaçërisht do të ndihmojnë në zhvillimin e eko-turizmit, si nevojë
e veçantë dhe mundësi reale për Komunën e Suharekës marrë parasysh relievin e kësaj komune”, tha Ministrja Reshitaj.
Me këtë rast ministrja Reshitaj tha se shumë shpejtë MMPH-ja, do të ketë investime në rregullimin e shtratit të lumit Tophulla, në mbledhjen e fidanëve për rreth rrugës Suharekë – Prizren dhe në zgjerimin e parqeve të gjelbra në qytetin e Suharekës.
“Të gjitha këto projekte investuese në Suharekë dhe në Bjeshkët e Sharrit do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së ajrit si dhe do të fuqizojnë agro dhe eko- turizmin”, tha ministrja Reshitaj.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjithashtu ka marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Suharekës për investime në projektet kapitale në fushën e riciklimit të mbeturinave.
Reshitaj falënderoi Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) për mbështetje në fushat e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, deklaroi se komuna që ai drejton ka një numër të madh të projekteve që do të realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Më tutje, ai falënderoi Ministren Reshitaj për bashkëpunimin e treguar përgjatë kohës sa udhëheqë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Projekti për riparimin e burimeve të ujit në fshatrat Gradancë dhe Dollacë të Suharekës është mbështetur nga iniciativa SATOYAMA në kuadër të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), për vendosjen e dritave solare, shportave të mbeturinave si dhe shenjave turistike, që do të ndihmojnë turistët për orientim në zona turistike.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...