Në seancën e sotshme gjyqësore për rastin “Monstra”, gjykatësi përsëri insistoi për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, dy prej të akuzuarve kryesorë që gjykohen në mungesë për shkak se janë strehuar në Kosovë.
Edhe sot gjykatësi Ognen Stavrev siguroi se ai do të tentojë qe të bëjë kërkesa për t’i kthyer të akuzuarit në Maqedoni, por se ende nuk ka përgjigje të re nga autoritetet kosovare.
Kosova njëherë veçmë ka refuzuar ekstradimin e Demirit dhe ismailoviqit, për shkak të dëshmive të pamjaftueshme që ka ofruar Maqedonia. Ata janë dënuar në Kosovë për armëmbajtje pa leje.
Ndryshe, seanca e sotme e rastit “Monstra” u anulua shkaku i mungesës se gjykatësit Osman Shabani i cili ishte në pushim mjekësor, raporton tv shenja.
Gjykatësi tjetër Ognen Stavrev tha se gjithçka ka qenë e përgatitur për dëgjimin e sotëm. Por, sëmurja e gjykatësit ka qenë e paparashikueshme. Seanca e ardhshme është caktuar për 22 gusht kur do të fillojë edhe gjykimi për 27 Prillin.
Familjarët ankoheshin se këto anulime janë lojëra të përgatitura nga BDI. Nuk besonin në sëmundjen e gjykatësit.
Goran Nakevski akuzoi se gjithmonë gjykatësit sëmuren kur ka gjëra të rëndësishme politike që të mos dëmtohet politika.
Familjarët vazhdimisht hidhnin fjalë tek gjykatësi duke thënë se gjykata është e dirigjuar nga një qendër politike që i kurdis gjykimet dhe zhvillimet e gjykimeve.
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...