Ministri i Zhvillimit Ekomomik, Valdrin Lluka është duke raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me gjendjen në Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës.
Ministri Lluka para komisionit paraqiti gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet aktualisht Posta e Kosovës, raporton arbresh.info.
Problemet më të mëdha me mungesë të buxhetit vazhdojnë ta përcjellin edhe këtë muaj punëtorët e postës për të cilët ministri tha që do të ketë edhe këtë muaj problem me pagat e tyre.
“Posta e Kosovës ka probleme të vazhdueshme kryesisht edhe për shkak të trendëve globale, por edhe për shkak të zvogëlimit të shitjes në viteve të fundit. Rreth 80% e qarkullimit janë në paga gjë që e pamundëson edhe daljen e pagave. Duke parë mos aftësitë për t’i paguar pagat kemi ndërmarr disa hapa për ta ndihmuar postën me të hyrat dhe inkasimin për të kaluar këtë. Trendi vazhdon të jetë negativ. Një ndër rritjet e të ardhurave është shpërndarja e skemave sociale përmes postës. Rroga mesatare në postë është rreth 700 euro”./Arbresh.info/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...