Google ADS

LDK i kërkon Qeverisë që statuti për Asociacionin të jetë sipas Kushtetutës

11:43 | 11 Korrik 2018
Arbresh.info

Pas raportimeve se draft-statuti i Asociacionit që i është propozuar qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën, ka reaguar edhe shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti në rrjetin social Facebook ka kërkuar që qeveria të jetë e involvuar në hartimin e këtij draft-statuti.

Sipas Avdullah Hoti krejt kjo situatë ka ardhur pasi Haradinaj e ka lënë Asociacionin pas dore.

“Qeveria do të duhej të ishte e involvuar në përgatitjen e draftit të statutit të asociacionit, e jo të kundërshtojë tash sikur ky draft të ishte përgatitur nga dikush i huaj. Lënia e këtij procesi pas dore e ka sjellur këtë situatë. Kryeministri deklaronte me krenari se nuk e ka hapur fare dosjen e statutit të asociacionit. Tash ballafaqohet me problem”, ka shkruar Hoti.

Ai ka kërkuar që ky statut të jetë vetëm në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

“Statuti vetëm sipas opinionit te Gjykatës Kushtetuese, çdo devijim është antikushtetues dhe i papranueshëm”, thotë Avdullah Hoti.

Ndryshe ekipi menaxhues për Asociacionin e ka mohuar se draftin e ka dërguar në qeveri.

Ata janë zotuar se këtë draft-statut do ta dërgojnë në Bruksel, kurse qeverisë do t’ia japin një raport të punës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme