Projekti i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Kosovë, ka arritur tri rezultate kryesore.
Rritja e profesionalizimit të stafit të burgjeve, ka përforcuar masat mbrojtëse që synojnë sigurimin e mbrojtjes më të mire të të drejtave të të burgosurve, si dhe ka përmirësuar ofrimin e kujdesit shëndetësor.
Projekti është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, me qëllim për të rritur mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të burgosurve në përputhje me Komitetin Evropian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose ndëshkimit Çnjerëzor.
Me rastin e publikimit të këtyre rezultateve Shefi i sektorit për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Prishtine, Luigi Brusa, tha se ky projekt i kontribuon promovimit të të drejtave të njeriut në burg.
“Parimi i të drejtave të njeriut nënkuptohet kur një person është në vështirësi dhe personat që janë në burg janë në një pozitë më të dobët, dhe për këtë sistemi i burgut duhet të synojë në rehabilitimin e njerëzve që janë në një pozitë të cenueshme. Është po ashtu e rëndësishme që sisteme të punojë që këta persona të integrohen në shoqëri. Ky projekt i kontribuon promovimit të të drejtave të njeriut në burg”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se kanë bërë përmirësime në ofrimin e shërbimeve për të burgosurit, por që sipas tij ende ka vështirësi në këtë aspekt. “Ne kemi ende vështirësi për ofrimin e shërbimeve për të burgosurit. Mbetet ende të kemi një synim qe të punojmë gjithnjë duke respektuar të drejtat e njeriut dhe rekomandimet që i kemi. Konsiderojmë që ato që i kemi arritur deri më tani mund të vlejnë si udhërrëfyes për vendet tjera”, tha ministri.
Buxheti i përgjithshëm i projektit ishte 620 mijë euro, ndërsa ka filluar më 1 tetor 2016 dhe pritet të përfundojë deri më 31 gusht.
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...
Konferenca në Mynih, Osmani: Kosova prezente me një angazhim...
Fluks në Morinë, 17-vjetorin e Pavarësisë qytetarët e Kosovë...